“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ iu dhurua një mantel i mëndafshtë. Një ditë, e veshi dhe, pasi u fal me të, shkoi dhe e zhveshi me nxitim, sikur ta urrente atë dhe tha: “Kjo nuk u takon të devotshmëve.” Transmetimin e Kutejbe ibn Seidit e fuqizon Abdullah ibn Jusufi nga Lejthiu, ndërkaq të tjerët kanë thënë: “Mantel mëndafshi.””