“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë rrobash duhet të veshë muhrimi?” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Mos vishni këmisha, as çallma, as shallvare, as pardesy, as meste; përveç nëse dikush nuk posedon sandale, atëherë le t'i mbathë mestet, por le t'i shkurtojë paksa, që të jenë nën nyja; as mos vishni rroba të parfumuara.””