“Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Alije se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa burra të besueshëm, në mesin e të cilëve edhe Omeri, që, për mua, ishte më i besueshmi, më kanë dëshmuar se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar të falet namaz (nafile) pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli, si dhe pas namazit të ikindisë, derisa të perëndojë.” Musededi na ka thënë: “Na ka treguar Jahjai nga Shuëbe, e ky nga Katadja se ka thënë: “E kam dëgjuar Ebu Alijen, e ky nga Ibn Abasi, i cili ka thënë: “Më kanë treguar disa njerëz, këtë hadith.””