“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u fal me një rrobë me ngjyra dhe (gjatë namazit) u hodhi një shikim ngjyrave (të cilat e shpërqëndruan). Pasi dha selam nga namazi, tha: “Kthejani këtë rrobë Ebu Xhehmit, sepse pak më parë më hutoi në namaz, dhe më sillni një rrobë të Ebu Xhehmit pa ngjyra” - e ky është i biri i Hudhejfe ibn Ganimit nga fisi i Adij ibn Kabit.”