“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky e ka dëgjuar Ibn Ebu Nexhihun, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Pejgamberi ﷺ na ka ndaluar të hamë e të pimë në enë të arit e të argjendit. Po ashtu, (na ka ndaluar) veshjen e mëndafshit dhe rrobave të përziera me mëndafsh, si dhe të ulemi në to.””