“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Is'hak ibn Seid ibn Amër ibn Seid ibn Asi, e këtij i ka treguar babai i tij se Umu Halid bint Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën disa rroba, ndër to ishte edhe një rrobë e vogël e zezë me larime.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Kujt po thoni t'ia veshim këtë rrobë?” Ata heshtën, andaj ai tha: “Silleni Umu Halidin.” Mua më sollën te Pejgamberi ﷺ, kështu që Pejgamberi ﷺ ma veshi atë me dorën e tij, pastaj më tha dy herë: “U rritsh dhe e grissh!” Pejgamberi ﷺ e shikonte larën e rrobës dhe bënte me dorë nga unë, pastaj tha: “Oj Umu Halid, kjo është e bukur !” Is'haku ka thënë: “Një familjare imja më ka treguar se atë rrobë ia ka parë të veshur Umu Halidit.””