“Muhamed ibn Arare na ka thënë: Më ka treguar Omer ibn Ebu Zaide, e ky nga Avni ibn Ebu Xhuhajfe se Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili ishte në një tendë të kuqe prej lëkure dhe e pashë Bilalin tek bartte ujin e abdesit të tij. Njerëzit vraponin pas ujit dhe, ai që arrinte të merrte prej tij, fërkohej me të, kurse ai që nuk arrinte, mundohej të përfitonte diçka nga lagështia e dorës së shokut të vet.””