“Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ubejdullahu nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ filloi të mbante një unazë ari, - ose ka thënë: argjendi, - dhe gurin e saj e ktheu nga shuplaka. Në të e gdhendi: “Muhamed, Resul, Allah (Muhamedi, i Dërguari i Allahut), e edhe njerëzit filluan të mbanin unaza sikurse ai. E, kur Pejgamberi ﷺ pa se ata vunë unaza, e hodhi unazën e vet dhe tha: “Kurrë më nuk do ta mbaj atë.” Pastaj mori një unazë të argjendtë, e edhe njerëzit filluan të mbanin unaza të argjendta. Pas Pejgamberit ﷺ atë unazë e mbajti Ebu Bekri, pastaj Omeri, pastaj Othmani, derisa i ra në bunarin Eris.””