“Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka treguar Abde, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Hubejbi, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar dy namaze: namazin që falet pas atij të sabahut, derisa të lindë dielli, dhe namazin që falet pas atij të ikindisë, derisa të perëndojë.””