“Is'hak ibn Ibrahim Handhaliu më ka thënë: Na ka rrëfyer Jahja ibn Ademi, e këtij i ka treguar Verka ibn Omeri, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Zaide, e ky nga Nafi ibn Xhubejri se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një prej tregjeve të Medinës, pastaj ai u kthye (te shtëpia e Fatimes), e edhe unë u ktheva dhe tha tri herë: “Ku është vogëlushi? Thirreni Hasen ibn Aliun.” Atëherë Haseni u ngrit dhe erdhi duke ecur, ndërsa në qafë kishte një gjerdan të thjeshtë. Pejgamberi ﷺ i hapi krahët, e edhe Haseni, e përqafoi atë dhe tha: “Zoti im, unë e dua atë, andaj duaje edhe Ti dhe duaji ata që e duan atë!” Ebu Hurejra shton: “Askush nuk ishte më i dashur tek unë sesa Hasen ibn Aliu, pas asaj që i Dërguari i Allahut ﷺ tha për të.””