“Muhamed ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Omer ibn Muhamed ibn Zejdi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dallohuni prej idhujtarëve: lëshoni mjekrat dhe shkurtoni mustaqet.” Sa herë që Ibn Omeri e kryente haxhin ose umrën, e kapte mjekrën me grushtin e tij dhe, atë që tepronte, e shkurtonte.”