“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e këtij i ka treguar babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Betohem në Atë që ia ka marrë shpirtin (Pejgamberit ﷺ) se ai kurrë nuk i ka braktisur këto dy rekate (pas ikindisë), derisa e ka takuar Allahun ﷻ. E, Allahun e ka takuar vetëm pasi i është vështirësuar falja e namazit (për shkak të shëndetit), andaj shpesh i falte ulur. - Domethënë, dy rekatet pas ikindisë. Mirëpo, asnjëherë nuk i falte në xhami, nga frika se do ta ngarkonte umetin, ndërkohë atij i pëlqente t'ua lehtësonte gjërat.””