“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Malik ibn Enesi, e ky nga Rebia ibn Ebu Abdurrahmani se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ nuk ishte dallueshëm i gjatë e as i shkurtër; nuk ishte shumë i bardhë e as i zeshkët; flokët nuk i kishte kaçurrelë e as krejtësisht të drejtë. Kur i erdhi shpallja, ishte dyzetvjeçar. Në Mekë qëndroi dhjetë vjet dhe dhjetë të tjerë në Medinë. Vdiq kur i kishte mbi gjashtëdhjetë vjet, ndërkohë që nuk kishte më shumë se njëzet qime të thinjura në kokë dhe në mjekër.””