“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sonte, në gjumë, e pashë veten afër Qabesë. Aty pashë një burrë zeshkan, më të bukurin e zeshkanëve, me flokë të gjatë deri në supe, më të bukurit e flokëve të gjatë, që i kishte krehur e të cilët i pikonin ujë. Ai mbahej për dy burra a për supet e tyre, teksa bënte tavaf rreth Qabesë. Pyeta: “Kush është ky?” Më thanë: “Ky është Mesihu, i biri i Merjemes.” Pastaj, pas tij, pashë një burrë tjetër: me kaçurrela të theksuara, të verbër në syrin e djathtë, sikur të ishte kokërr e dalë rrushi. Pyeta: “Kush është ky?” Më thanë: “Mesihu Dexhall.””