“Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar babai i tij se Katadja tregon: “E pyeta Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për flokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, e në atë rast më tha: “Flokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ ishin mesatarë: as ishin krejtësisht të drejtë, as kaçurrelë, por arrinin deri në mes të veshëve dhe supeve.””