“Othmani na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Allahu i mallkoftë ato që i bëjnë tatuazh tjetrës dhe ato që kërkojnë t'u bëhet tatuazh; ato që i shkulin qimet e fytyrës dhe ato që i rrallojnë dhëmbët për zbukurim, të cilat e ndryshojnë krijimin e Allahut të Lartësuar!” Përse të mos i mallkoj ato që i ka mallkuar Pejgamberi ﷺ, ndërkohë këtë e kemi në Librin e Allahut: “Çfarëdo që t'ju japë i Dërguari, merreni, e çfarëdo që t'ju ndalojë, hiqni dorë prej saj...” (Hashër, 7)”