“Ahmed ibn Mikdami më ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Mensur ibn Abdurrahmani, e këtij i ka treguar nëna e tij se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Unë e kam fejuar vajzën time, por pastaj ajo u sëmur dhe i ranë flokët, ndërsa burri i saj më nxit për të (të martohet më shpejt). Andaj, a t'ia vazhdoj flokët?” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ i mallkoi ato që i zgjasin (shtojnë) flokët e tjetrës dhe ato që kërkojnë t'u zgjaten (t'u shtohen) flokët.””