“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i mallkoftë ato që ia zgjasin (vazhdojnë) flokët tjetrës (me flokë të tjerë) dhe ato që kërkojnë t'u zgjaten flokët e tyre , si dhe ato që ua bëjnë tatuazhin tjetrës dhe ato që kërkojnë t'u bëhet tatuazhi.””