“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Hishami, e ky e ka dëgjuar Fatime bint Mundhirin se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një grua e pyeti Pejgamberin ﷺ duke i thënë: “O i Dërguari i Allahut, vajzën time e ka goditur fruthi dhe i kanë rënë flokët, ndërkohë e kam fejuar atë. Andaj, a t'ia vazhdoj flokët?” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Allahu i ka mallkuar ato që ia zgjasin flokët tjetrës (me flokë të tjerë) dhe ato që u zgjaten flokët .””