“Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Husajni, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një udhëtim me Pejgamberin ﷺ, gjatë natës, disa njerëz thanë: “O i Dërguari i Allahut, sikur të pushonim paksa!” Pejgamberi ﷺ u tha: “Kam frikë se nuk do të mund të zgjoheni për namaz.” Bilali tha: “Unë do t'ju zgjoj, shtrihuni lirisht. Pastaj u mbështet në shalën e kafshës së vet, por iu rënduan sytë dhe fjeti.” Kur Pejgamberi ﷺ u zgjua, tashmë disku i diellit kishte dalë, andaj iu drejtua Bilalit: - “O Bilal! Ku mbeti ajo që the?” - Asnjëherë nuk më ka kapluar gjumë i tillë, - i tha Bilali. Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu jua merr shpirtrat dhe jua kthen kur të dojë. O Bilal, ngrihu dhe thirri njerëzit për namaz.” Pastaj, mori abdes dhe, kur dielli u shfaq dukshëm e u zbardhua, u ngrit dhe e fali namazin.””