“Musai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Umare se Ebu Zur'a tregon: “Me Ebu Hurejrën hyra në një shtëpi në Medinë, i cili në pjesën e sipërme të saj pa një piktor tek pikturonte. Kështu, Ebu Hurejra tha: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “ (Allahu thotë:) "Kush është më zullumqar se ai që tenton të krijojë siç kam krijuar Unë? Le të krijojnë një kokërr gruri, le të krijojnë një milingonë vocërrake.” Më pas, kërkoi një enë me ujë dhe i lau duart deri te sqetullat. Unë e pyeta: “O Ebu Hurejre, këtë e ke dëgjuar (e ke parë) prej të Dërguarit të Allahut ﷺ?” - Këtu përfundon zbukurimi (drita e abdesit Ditën e Kiametit), - tha Ebu Hurejra.””