“Ebu Nuajmi dhe Musa ibn Ismaili na kanë thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse dikush harron ndonjë namaz, le ta falë kur t'i kujtohet. Nuk ka shpagim tjetër, përveçse ta falë atë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua.” (Taha, 14) Musai thotë se Hemami ka thënë: “E kam dëgjuar Kataden duke thënë më vonë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua.” Habani ka thënë: “Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ, ngjashëm.””