“Abdurrahmani më ka thënë: Na ka treguar Behziu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar i biri i Othman ibn Abdullah ibn Mevhibit dhe babai i tij Othman ibn Abdullahu, e këta të dy e kanë dëgjuar Musa ibn Talhain se Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut! Më trego ndonjë punë që më fut në Xhenet!” Njerëzit thanë: “Çfarë paska ai?! Çfarë paska ai?!” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Paska një hall.” Pastaj Pejgamberi ﷺ i tha: “Ta adhurosh Allahun pa i shoqëruar Atij asgjë, ta falësh namazin, ta japësh zekatin dhe t'i mbash lidhjet farefisnore. Dhe lëre atë!” Ai thotë: “Si duket ka qenë hipur në kafshën e tij.””