“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “O i Dërguari i Allahut, a do të shpërblehem për punët e mira që i kam vepruar në periudhën paraislame, bie fjala, për mbajtjen e lidhjeve farefisnore, lirimin e robërve dhe lëmoshën?” I Dërguari i Allahut ﷺ m'u përgjigj: “Në Islam ke hyrë bashkë me veprat e mira të së kaluarës.””