“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Hishami, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Pejgamberit ﷺ i erdhi një beduin dhe i tha: “A i puthni ju fëmijët, sepse ne nuk i puthim?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Çfarë të bëj unë nëse Allahu e ka nxjerrë mëshirën prej zemrës sate?!””