“Abdani ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi nga Zuhriu. [t]: Bishr ibn Muhamedi ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi dhe Mameri, nga Zuhriu, i cili ka thënë: Na ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ishte njeriu më bujar, e bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit, kur e takonte Xhibrili. E takonte atë çdo natë Ramazani dhe e mësonte Kuranin me të. I Dërguari i Allahut ﷺ, në vepra të mira, ka qenë më bujar sesa era që fryn (plot mirësi).””