“Hakem ibn Nafiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Allahu e ka ndarë mëshirën në njëqind pjesë. Nëntëdhjetë e nëntë pjesë i ka mbajtur pranë Vetes, ndërsa vetëm njërën e ka zbritur në Tokë. Ndërkaq, të gjitha krijesat mëshirohen mes vete me këtë pjesë, aq sa edhe pela e tërheq lart thundrën nga frika mos e godet të voglin e saj.””