“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seid Makburi se Ebu Shurejh Adeviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Veshët e mi e kanë dëgjuar dhe sytë e mi e kanë parë çastin kur Pejgamberi ﷺ ishte duke folur dhe tha: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë fqinjin e tij. Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le t'ia japë mysafirit hisen e mikpritjes (siç i takon) .” Dikush pyeti: “Cila është hisja e tij, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Një ditë e një natë. Mikpritja (e pëlqyer) është tri ditë, e ajo që është më tepër se kaq llogaritet lëmoshë ndaj tij. Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë!””