“Mahmud ibn Gajlani na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në fillim, kur muslimanët erdhën në Medinë, tuboheshin kur ua merrte mendja se ishte koha e namazit. Pra, nuk thirrej ezani. Një ditë, biseduan rreth kësaj çështjeje, e në atë rast disa thanë: “Përdorni një kambanë, sikurse kambanat e të krishterëve.” Disa të tjerë thanë: “Jo, përdoreni borinë, sikurse hebrenjtë.” Omeri tha: “A nuk do të ishte më mirë që një njeri të thërriste për namaz?” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “O Bilal! Ngrihu dhe thirr për namaz.””