“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur Allahu e do një rob, i thërret Xhibrilit: “Allahu e do filanin, duaje edhe ti! “Kështu, edhe Xhibrili fillon ta dojë. Pastaj, Xhibrili thërret ndër banorët e qiellit: “Allahu e do filanin, andaj dojeni edhe ju!” Kështu, të gjithë banorët e qiellit fillojnë ta duan atë. Rrjedhimisht, bëhet i pranueshëm edhe në Tokë.””