“Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Haruni, e këtij i ka rrëfyer Asim ibn Muhamed ibn Zejdi, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ, në Mina, ka thënë: - “E dini cila ditë është sot?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - thanë të pranishmit. - “Kjo është një ditë e shenjtë. E, a e dini cili vend është ky?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. - “Ky është një vend i shenjtë. A e dini se cili muaj është ky?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. - “Ky është një muaj i shenjtë. Andaj, dijeni mirë se: gjaqet, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë muaj, në këtë vend.””