“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Husejni, e ky nga Abdullah ibn Burejdi, e këtij i ka treguar Jahja ibn Jameri, e këtij i ka treguar Ebu Esved Diliu se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Nuk ndodh që dikush ta etiketojë tjetrin si mëkatar e as ta etiketojë me kufër , e kjo të mos i kthehet vetë atij, nëse i etiketuari nuk është i tillë.””