“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Ditën e Hunejnit) i Dërguari i Allahut ﷺ ndau plaçkën e luftës. Ndërkohë, një ensar tha: “Betohem në Allahun se Muhamedi nuk e ka synuar kënaqësinë e Allahut me këtë.” Unë shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregova. Ai u zemërua aq shumë, saqë zemërimi i vërehej në fytyrë, pastaj tha: “Allahu e mëshiroftë Musain! Ai është fyer edhe më rëndë se kaq, por ka duruar.””