“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë: - “Unë e di kur ti je e zemëruar me mua dhe kur je e kënaqur.” - E si e ditke këtë, o i Dërguari i Allahut? - e pyeta. - “Kur je e kënaqur me mua, thua: “Ashtu është, për Zotin e Muhamedit, e, kur je e zemëruar, thua: “Jo, për Zotin e Ibrahimit”, - më tha Pejgamberi ﷺ. - Ashtu është, vetëm emrin tënd e shmang, - i thashë.”