“Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulvehabi, e ky nga Halid Hadhai, e ky nga Enes ibn Sirini se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ vizitoi një familje ensare dhe hëngri ushqim tek ata. Kur deshi të largohej, urdhëroi që t'i veçohej një vend diku në shtëpi, kërkoi një hasër, të cilën paraprakisht ia pastruan me ujë dhe u fal në të e u lut për anëtarët e shtëpisë.”