“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij, e ky nga Zejnebja, e bija e Umu Selemes, se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë Umu Sulejmi i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Allahu nuk turpërohet nga e vërteta: (andaj) nëse femra ejakulon në gjumë, a i obligohet gusli?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po, nëse sheh se është lagur.” Atëherë, Umu Seleme qeshi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! A edhe gruaja ejakuluaka?” Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “E si do t'i ngjante fëmija asaj, pra?!””