“Muhamed ibn Mahbubi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Katadja, e ky nga Enesi. [t]: Halife më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë xhumaje, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po ligjëronte në Medinë, një beduin u ngrit dhe tha: “Kohë të gjatë s'na ka rënë shi, andaj lute Zotin tënd të na çojë shi!” Pejgamberi ﷺ shikoi nga qielli, ndërkohë që asnjë re nuk shihej dhe u lut për shi. Si rrjedhojë, retë filluan të tuboheshin dhe pastaj ra aq shumë shi saqë lugjet e shtëpive të Medinës rridhnin pandërprerë. Shiu vazhdoi të binte deri në xhumanë vijuese. Edhe atë ditë, teksa Pejgamberi ﷺ ishte duke ligjëruar në hutbe, i njëjti beduin, ose një tjetër, u ngrit dhe tha: “U fundosëm, andaj lute Zotin tënd të na e largojë shiun tutje.” Pejgamberi ﷺ qeshi dhe tha dy-tri herë: “O Allah, çoje rreth nesh, e jo sipër nesh!” Në atë rast retë filluan të shpërndaheshin anash Medinës, majtas e djathtas. Rreth nesh binte shi, ndërsa mbi ne nuk binte asnjë pikë. Allahu ua bëri të qartë mrekullinë e Pejgamberit ﷺ dhe përgjigjen në lutjen e tij.””