“Ibn Selami na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Ebu Suhejli, Nafi ibn Malik ibn Ebu Amiri, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shenjat e hipokritit janë tri: 1. Kur flet, gënjen; 2. Kur premton, nuk e mban premtimin; 3. Kur i besohet, tradhton.””