“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Shekikun se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, kur Pejgamberi ﷺ ndau plaçkën e luftës, siç bënte zakonisht, një burrë ensar tha: “Betohem në Allahun se me këtë ndarje nuk është synuar kënaqësia e Allahut.” Unë thashë: “Me të vërtetë, unë do t'i tregoj Pejgamberit ﷺ!” Kur shkova, e gjeta në mesin e një grupi sahabësh, andaj i tregova fshehurazi. Pejgamberit ﷺ i erdhi shumë rëndë, i ndërroi fytyra dhe u hidhërua aq shumë, saqë dëshirova të mos i kisha treguar fare, pastaj tha: “Musai është fyer edhe më rëndë se kaq, por ka duruar.””