“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Sevar Adeviu se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Turpi sjell vetëm mirësi.” Në atë rast, Bushejr ibn Kabi kishte thënë: “Ndër urtësitë e shkruara është se, turpi sjell modesti dhe turpi sjell qetësi. Imrani i ishte përgjigjur: “Unë po të sjell fjalë të Pejgamberit ﷺ, kurse ti më sjell fjalë nga fletorja jote?!””