“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi se Ezrek ibn Kajsi tregon: “Teksa rrinim pranë një lumi në Ehvaz, uji i të cilit kishte shteruar, erdhi Ebu Berze Eslemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) hipur mbi një kalë. E lëshoi kalin tutje dhe filloi të falej. Ndërkohë, kali filloi të largohej. Ai e ndërpreu namazin dhe iu vu kalit pas derisa e zuri dhe e mori me vete. Pastaj u kthye dhe e përsëriti namazin. Në mesin tonë ishte edhe një burrë që dallohej me ide të prishura, i cili u drejtua nga njerëzit dhe u tha: “Pa shikojeni këtë plak: e ndërpreu namazin për shkak të një kali!” Atëherë Ebu Berze iu drejtua dhe i tha: “Nuk ka ndodhur që dikush të më qortojë qysh prej se jam ndarë prej të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Pastaj vazhdoi: “Vendbanimi im është larg që këtej, andaj, sikur të falesha dhe ta lija atë (të ikte), s'do të mbërrija te familja ime deri në mbrëmje.” Pastaj përmendi se e kishte shoqëruar Pejgamberin ﷺ dhe kishte parë lehtësimet e tij.””