“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Më tregoni për një pemë që i shëmbëllen muslimanit, e cila çdoherë jep fruta me lejen e Zotit të saj dhe gjethet nuk i bien?” Mua më ra ndërmend pema e hurmës, mirëpo ngurrova të flisja, sepse aty ishin edhe Ebu Bekri e Omeri. Por, kur ata nuk folën, Pejgamberi ﷺ tha: “Ajo është pema e hurmës.” Kur dolëm prej aty me babanë tim, i thashë: “O Baba! Unë veç e kisha në mendje pemën e hurmës.” Ai tha: “Çfarë të pengoi që ta thoshe, pra? Sikur ta thoshe, do të ishte më e dashur për mua se pale sa gjëra të tjera!” Thashë: “S'më pengoi gjë tjetër përveçse, kur të pashë ty dhe Ebu Bekrin që nuk folët, hezitova.””