“Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ebu Tejahu, e ky nga Ebu Xhemra se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur delegacioni i fisit abdulkajs vajtën te Pejgamberi ﷺ, ai u tha: “Mirë se vini, o njerëz! Nuk do të jeni as të poshtëruar, as pishmanë (që keni ardhur tek unë) .” Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne jemi prej fisit rebia, mes nesh dhe jush gjenden fisi mudar, andaj nuk po mund të vijmë, përveçse në muajt e shenjtë. Na urdhëro diçka konkrete, që, nëse punojmë sipas saj, hyjmë në Xhenet dhe t'i ftojmë në të ata që i kemi lënë mbrapa. Pejgamberi ﷺ u tha: “Jua urdhëroj katër gjëra dhe jua ndaloj katër të tjera: 1. Faleni namazin, 2. Jepeni zekatin, 3. Agjërojeni Ramazanin dhe 4. Jepeni një të pestën e plaçkës së luftës. Pastaj, mos pini atë që përgatitet në enë prej kungulli, shtambë, varelë dhe vorbë të katranosur (enë në të cilat zihej alkooli) .””