“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu ka thënë: “Bijtë e Ademit e shajnë kohën, ndërkaq Unë jam koha (Zoti i saj) : në Dorën Time janë nata dhe dita.””