“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi se Abdulhamid ibn Xhubejr ibn Shejbe tregon: “Një ditë, teksa rrija ulur me Seid ibn Musejebin, më tregoi se gjyshi i tij, Hazni, njëherë vajti te Pejgamberi ﷺ, i cili e pyeti: - “Si quhesh?” - Quhem Hazn (Pikëllim). - “Emri yt le të jetë Sehël (Lehtësim) ”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - Nuk do ta ndërroj emrin që ma ka vënë babai im, - tha Hazni. Ibn Musejebi thotë: “Që atëherë, pikëllimi vazhdoi të jetë i pranishëm ndër ne.””