“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Bilali e thërret ezanin gjatë natës (para agimit) , andaj hani e pini derisa ta thërrasë ezanin Ibn Umu Mektumi.””