“Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Vërtet emri më i dashur për Aliun ishte Ebu Turab (Babai i Dheut), ndaj ai gëzohej kur e thërrisnim me të, sepse vetë Pejgamberi ﷺ e kishte emërtuar me nofkën Ebu Turab. Një ditë, pasi ishin hidhëruar me Fatimen, kishte dalë dhe ishte shtrirë te muri i xhamisë. Pejgamberi ﷺ i ra në gjurmë, shkoi tek ai dhe dikush i tha: “Ja tek është, shtrirë pranë murit.” Pejgamberi ﷺ iu afrua, ndërkohë që Aliut i ishte mbushur shpina me dhé. Pejgamberi ﷺ filloi t'ia shkundte dheun nga shpina duke i thënë: “Ulu, o Ebu Turab!””