“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Thabiti, e ky nga Enesi dhe Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Pejgamberi ﷺ ishte në një udhëtim, ku ishte edhe një shërbëtor që e quanin Enxhesh dhe po këndonte. Pejgamberi ﷺ iu drejtua: “O Enxhesh! Kujdes me gastaret gjatë grahjes së deveve (mbi të cilat ndodhen ato) !” Ebu Kilabe thotë: “Kishte për qëllim gratë.””