“Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Mahled ibn Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Jahja ibn Urve, e ky e ka dëgjuar Urven se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ca njerëz e pyetën të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth falltarëve. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “S'është gjë ajo punë.” - O i Dërguari i Allahut! Por, nganjëherë ata po na tregojnë për diçka e cila, pas një kohe, po realizohet! - thanë ata. - “Kjo që ndodh është një fjalë e vërtetë të cilën një xhin e grabit dhe e lëshon në veshin e mikut të tij, si kakarisje pule, i cili pastaj e përzien atë me njëqind e më shumë gënjeshtra”, - iu përgjigj i Dërguari i Allahut ﷺ.””