“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Shekiku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur faleshim pas Pejgamberit ﷺ, thoshim: “Eselamu ala Allahi kable ibadihi, eselamu ala Xhibrile, eselamu ala Mikaile, eselamu ala fulanin ve fulan (selami qoftë për Allahun, para robërve të Tij, selami qoftë për Xhibrilin, selami qoftë për Mikailin, selami qoftë për filanin e filanin)!” Kur Pejgamberi ﷺ e mbaroi, u kthye me fytyrë nga ne dhe tha: “Vetë Allahu quhet Es-Selam. Kur dikush falet, le të thotë: “Etehijatu lilahi ve salavatu ve tajibatu.” Eselamu alejke ejuhe nebiju ve rahmetullahi ve berekatuhu. Eselamu alejna ve ala ibadilahi salihin (Përshëndetjet, lutjet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë) !” Duke e thënë këtë, përfshini çdo rob të mirë, në qiell dhe në Tokë. (Pastaj le të vazhdojë:) “Eshhedu en la ilahe il-lallah ve eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu.” Pas kësaj, le të zgjedhë ç'lutje të dojë.””